Hapet aplikimi për tetë trajnerë në Qendrat e Aftësimit Profesional
30 maj 2022
| 12:51
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në kuadër të projektit “Fit for Jobs” në bashkëpunim me GIZ Kosova, ka njoftuar të gjithë të interesuarit se mund të aplikojnë që të angazhohen si trajnerë nëpër Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP).
Kriteret për aplikim janë:
Diplomë e shkollës së mesme apo universitetit;
Minimum dy vite përvojë pune në lëminë përkatëse.
Trajnerët që kontraktohen do të jenë të profesioneve të ndryshme si: ndërtimtari, parukeri, saldim, kuzhinë, rrobaqepësi apo zdrukthëtari.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 20 qershor 2022, ora 14:00