Hapet barnatorja në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran
11 shtator 2023
| 15:09
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran (QMF), edhe zyrtarisht është hapur barnatorja ku qytetarëve u lehtësohet barra dhe mund të shërbehet me barna të listës esenciale.
Për të përuruar këtë shërbim, ka marrë pjesë nënkryetari i komunës, Arben Shala së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi dhe shefin e kabinetit të kryetarit Skender Berisha.
Me hapjen e kësaj barnatoreje brenda objektit të QMF-së në Komoran, qytetarëve do t’ju lehtësohet shërbimi dhe nga sot, banorët e Komoranit me fshatra në rrethinë, mund të përfitojnë nga ky shërbim në oraret 08:00 deri në ora 16:00.