Hapet dega e Postës dhe e Telekomit të Kosovës në veri, katër serbë protestojnë
29 gusht 2024
| 09:25
Sot është hapur dega e Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin sheshin ‘Car Llazar’.
Aty kanë marrë pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Hapjen e filialit të postës në veri e kanë kundërshtuar disa pjesëtarë të komunitetit serbë atje të cilët kanë protestuar.
Aty janë parë edhe forcat policore. Zëdhënësi i policisë, Petrit Fejza ka thënë se nuk ka pasur ndonjë incident dhe gjithçka ka shkuar në rregull.
“Kanë qenë 4 persona të cilët kanë protesruar, kanë përdor pipat për zhurëm, mirëpo gjithçka tjetër ka shkuar në rregull”, ka thënë Fejza.