Hapet dyqani i parë social në Prishtinë
03 maj 2024
| 16:13
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije të premten se është hapur dyqani i parë social në kryeqytet.
Rama ka thënë se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.
“Hapëm Dyqanin e Parë Social në kryeqytet. Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike. Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.