Hapet edhe dega e dytë e AFK-së në Pejë
12 shtator 2018
| 14:12
Nga sot të gjithë bujqit dhe bizneset e Pejës do të mund të marrin më shumë shërbime nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) pas që ky institucion mikrofinanciar ka hapur edhe degën e dytë në këtë komunë.
Kjo është dega e 22-të që AFK-ja ka hapur në Kosovë.
Edmond Beqiri, anëtar i Bordit të Agjencisë së Financimit në Kosovë (AFK) ka bërë me dije se se ndihen krenar që fillimet e tyre i kanë në qytetin e Pejës, pasi kanë nisur me një portofolio prej 2 milionë euro, ndërsa tani kanë arritur ta zgjerojnë portofolion e tyre në rreth 30 milionë euro.
Po ashtu, ai ka thënë se misioni i këtij institucioni mikrofinanciar është human për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që nuk marrin përkrahje financiare nga bankat.