Hapet edicioni i 22-të i Universiteti Veror të Prishtinës

04 korrik 2023 | 13:57

Më shumë se 300 studentë vendorë e ndërkombëtarë e nisën dje rrugëtimin e tyre në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në ceremoninë e hapjes së UVP-së, të mbajtur në bulevardin Xhorxh Bush, morën pjesë drejtuesit e UP-së, përfaqësues nga institucionet qeverisëse qendrore dhe lokale, partnerë të UP-së, profesorë dhe studentë.

Studentëve dhe profesorëve pjesëmarrës në UVP u uroi mirëseardhje rektori Qerim Qerimi. “Kemi përgatitur 14 kurse për ju, ku secili prej tyre përfaqëson diversitetin e njësive tona akademike”, njoftoi rektori, duke shtuar se: “Universiteti Veror i Prishtinës nuk është vetëm një ngjarje akademike. Është një dëshmi e përpjekjes së vazhdueshme të universitetit tonë për të udhëhequr Evropën Juglindore në ofrimin e mundësive të shkëlqyera të arsimit të lartë”, ka thënë rektori Qerim Qerimi.

Nisjen e UVP-së e uruan edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, Bora Shpuza nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Nora Latifi nga bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Kosovë (USKEB).
UVP-ja do të mbajë programin e saj deri më 14 korrik 2023.

Gjatë këtyre ditëve të universitetit veror, përveç kurseve akademike, do të mbahen punëtori, ekskursione, mbrëmje argëtuese me muzikë dhe filma, e shumë aktivitete të tjera.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka…