Hapet ekspozita ‘Antikiteti i qytetit të Rahovecit’
Në Muzeun e qytetit në Rahovec është hapur ekspozita “Antikiteti i qytetit të Rahovecit” nga autori Sheqajdin Durguti, në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit. “Jam e nderuar që të marrë pjesë në ekspozitën me temë ‘Antikiteti i qytetit të Rahovecit’ nga autori Sheqajdin Durguti. DKRS-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla, posaçërisht kur është fokus promovimi i traditës dhe kulturës shumë vjeçare të komunës së Rahovecit”, ka thënë drejtoreshe Kleqka.
Po ashtu ajo ka theksuar se ekspozita do të vazhdojë të mbetet e hapur edhe në ditët e ardhshme dhe ka ftuar gjithë të interesuarit, që vizitojnë në Muzeun e qytetit dhe të njihen me pasuritë antike.