Hapet ekspozita e librit në Podujevë

26 prill 2022 | 12:16

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po e shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit me ekspozitë në bibliotekën e qytetit.

Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishin nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu dhe drejtori i DKRS-së, Pajtim Balaj.

Ekspozita e librit do të jetë e hapur për tri ditë.

Nënkryetarja Lahu gjatë hapjes së ekspozitës ka thënë se po shënojnë ditën ndërkombëtare të librit me hapjen e kësaj ekspozite, me qëllim të promovimit të rëndësisë së leximit tek të gjitha gjeneratat.

“Po zotohemi se si qeverisje komunale do të angazhohemi për të krijuar kushte sa më të mira për lexuesit llapjanë”, ka deklaruar ajo.

Drejtori Balaj ka thënë se gjatë këtij viti si DKRS kanë ndarë një shumë prej 20,000 eurove për të pasuruar fondin e bibliotekës së qytetit me tituj të rinj librash.

“Këtë e kemi bërë në konsultim edhe me nxënësit, studentët dhe lexuesit e rregullt të bibliotekës”, ka thënë Balaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo numëron 456 mijë ndjekës në profilin e “Instagram”-it dhe…