Hapet ekspozita “Kolonia artistike Strazhë”, Reçica: Kjo ekspozitë kujton ngjarjet historike

13 qershor 2024 | 22:48

Në shtëpinë e kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik është hapur ekspozita “Kolonia artistike Strazhë”, ku janë prezantuar veprat e një plejade artistësh të shquar si Edmond Dhrami, Musa Prelvukaj, Veton Gusia, Hajrush Fazliu, Agron Mulliqi, Muhamet Ahmeti-Metis, Naim Spahiu dhe Qazim Xhylani. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica.

Njoftimi i plotë:

Sot, në prani të miqve, kolegëve dhe artdashësve, u bë hapja solemne e ekspozitës “Kolonia artistike Strazhë”, në shtëpinë e kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Kjo ekspozitë është organizuar në shenjë respekti për ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë qytet si dhe për të festuar ditën e çlirimit. Nën kurimin e mjeshtrit të artit z. Haki Xhakli, u prezantuan veprat e një plejade artistësh të shquar si Edmond Dhrami, Musa Prelvukaj, Veton Gusia, Hajrush Fazliu, Agron Mulliqi, Muhamet Ahmeti-Metis, Naim Spahiu dhe Qazim Xhylani.

Ekspozita përbën një simfoni ngjyrash dhe formash, ku çdo vepër flet me zë të veçantë dhe përçon emocione të thella.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar…