Hapet ekspozita me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”
17 shkurt 2024
| 08:51
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të programit shtetëror për festimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, dje është hapur ekspozita “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, e organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.
Në këtë ekspozitë u paraqit një retrospektivë e veprës së Adem Demaçit, duke përfshirë pjesë të para të romaneve të shkruar në burg dhe dokumente të tjera që shënojnë historinë dhe kontributin e tij në periudhën e luftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendësministri i MKRS-së, Sylejman Elshani, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të Adem Demaçit.