Hapet ekspozita “ta njohim trashëgiminë kulturore përmes fotografive”
Në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik është hapur ekspozita “Ta njohim trashëgiminë kulturore përmes fotografive”, e cila është organizuar nga HANDIKOS, ndërsa është realizuar në kuadër të një projekti të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në hapjen e kësaj ekspozite, Elmihane Krasniqi, drejtoreshë e HANDIKOS-it në Kaçanik, ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan realizimin e kësaj ekspozite, duke bërë me dije se qëllimi kryesor i këtij projekti është socializimi i fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta si dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe promovimi i punës vullnetare përmes të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik.
Të pranishëm në ekspozitë ishin edhe përfaqësues të institucioneve komunale, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, si dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Diana Reka.
/Epoka e re/