Hapet fabrika “InstaBuilt”
“BP Home Investment” pas shumë projekteve të suksesshme përuroi fabrikën “InstaBuilt” e para e këtij lloji në Kosovë.
Kjo fabrikë do të merret me prodhimin dhe asamblimin e ndërtimeve modulare.
Fabrika “InstaBuilt”, që gjendet brenda Zonës për Procesim të Eksporteve, është me një hapësirë prej 40 mijë metrash katrorë.
Mentor Pllana, themelues dhe drejtor menaxhues i kompanisë “BP Home Investment”, ka deklaruar se për 5 vjet me radhë janë duke punuar që të jetësojnë këtë projekt. Sipas tij, synim kanë ndikimin në rritjen e punësimi në vend. “Për 5 vjet rresht e kemi pritë këtë ditë, ta promovojmë së bashku me ju fabrikën për prodhime modulare ‘Instabuilt’, e cila gjendet në kuadër të Zonës për Procesim të Eksporteve. Fabrikën ‘Instabuilt’, fabrikë e cila do të prodhojë ndërtime modulare apo hapësira fluturuese. Në fillim të vitit 2020 kemi kapacitete të ndërtojmë 8 Lagje si Lagjja Qershia çdo vit, ndërsa deri në fund të vitit 2022 do të kemi kapacitet prej 1 milion metra katrorë në vite ose do të ndërtojmë 26 Lagje si Lagjja Qershia çdo vit”, u shpreh Pllana.
Përveç fabrikës “InstaBuilt”, Pllana tregoi se brenda Zonës për Procesim të Eksporteve, do të grumbullohen produktet dhe shërbimet nga prodhuesit dhe do të eksportohen kudo në botë.
Kurse Qendrën e dizajnit dhe inovacionit do të trajnohen dhe certifikohen të rinjtë për punë dhe prodhim.“Platformën finger-market, kompani e themeluar në Amerikë ku fokus primar tani ka investimin dhe financimin digjital të projekteve tona në gjithë Evropën dhe Amerikën, bazuar në teknologjinë crowedfunding, crowed financing, crowed renting.
Institutet nga Sllovenia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat do të certifikojnë produkte dhe shërbimet e prodhuesit Kosovar”.“Partner për transport dhe international, do të thotë kemi qasje në transport rrugor, hekurudhor dhe detar, me një fjalë do t’i grumbullojmë mallrat dhe shërbimet nga prodhuesit tani e do t’i eksportojmë kudo nëpër botë. Qendrën e dizajnit dhe inovacionit në sipërfaqe prej 5700 metrash katrorë, ku do t’i edukojmë dhe certifikojmë të rinjtë tanë për punë dhe prodhim”, ka deklaruar ai, raporton “OE”.
Pllana tregon se e veçanta e këtij projekti janë brendet botërore si Homag, Weimann, Knauf, Bosch, Schnider, ABB, Rockwool, James Hardie, Egge, Hasslacher, Rehau, Wicona, STO, Thysen Krypp etj.Mirëpo, Pllana thekson se bashkëpunimi me bizneset e diasporës është i nevojshëm. Pllana më tej thekson se qëllimi i këtij investimi dhe bashkëpunimi është të rrisin eksportin brenda dy viteve të ardhshme.“Imagjino, nëse ne prodhojmë vetëm 1000 shtëpi në vite nga kjo fabrikë, do të thotë kemi nevojë për 9000 dritare, 9000 dyer, 1000 kuzhina, 1000 seta të shkallëve, 3000 seta të sanitaris për banjo, e gjithçka tjetër që i duhet shtëpisë, e të gjitha të prodhuara në Kosovë, e ne do të vendosim brenda se cilës shtëpi e do ta eksportojmë në Evropë, Skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.