Hapet faza e dytë e programit të vetëpunësimit

21 gusht 2019 | 15:39

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ka bërë me dije se sot është hapur fazën e dytë e programit të vetëpunësimit.

Ai ka treguar se nëpërmjet këtij programi do të mbështeten rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.

“Përpjekjet tona për rritje të mundësive për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, nëpërmjet kyçjes së tyre në masa aktive të tregut të punës, kanë qenë të vazhdueshme dhe në rritje. Pas suksesit të fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit, nëpërmjet të cilit u kemi dhënë rastin 144 punëkërkuesve të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 29 punëkërkuesve të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, bashkë me partnerin tonë UNDP sot shpallim të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit. Nëpërmjet tij, ne do të mbështesim rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës. Programi do të jetë i hapur për aplikim nga sot deri më 30 shtator 2019”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK),…