Hapet fushata zgjedhore në Shqipëri

25 mars 2021 | 12:42

Në Shqipëri sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen më 25 prill.

Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) nisin fushatën me aktivitete në Tiranë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do ta nisë fushatën me takime në Divjakë.

Partia Socialiste që është aktualisht në pushtet, pritet ta nisë fushatën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë rreth orës 17:00. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i kësaj partie, kërkon për herë të tretë “timonin” për udhëheqjen e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se…