Hapet konkurs për 25 psikologë në shkollat e Prishtinës
10 tetor 2022
| 17:03
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka bërë me dije se kanë hapur konkurs për 25 psikologë për shkollat e kryeqytetit.
“Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për punësimin e 25 psikologëve nëpër shkollat e Prishtinës. Që nga marrja e mandatit si drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, temën e sigurisë në shkolla e kam trajtuar me seriozitetin më të madh për shkak se siguria në shkolla, qoftë siguria fizika qoftë siguria emocionale e nxënësve është temë tejet me rëndësi”, ka thënë ajo gjatë vizitës në shkollën “Iliria”.