Hapet konkursi për bursat e vitit akademik 2024/’25

03 mars 2025 | 15:11

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për bursat studentore të vitit akademik 2024/’25 në nivelin bachelor të studimeve.

Konkursi për bursa është i hapur nga 3 deri më 17 mars 2025, në orën 15 e 30.

Të drejtë konkurrimi kanë studentët e rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, të vitit të dytë e më lart, që nuk kanë ndonjë vit të përsëritur. Aplikuesit e bursave gjithashtu duhet të kenë kryer provimet e parapara të vitit akademik 2023/’24 në afatin e shtatorit të po atij viti dhe të kenë notën mesatare 9.00.

Studentët e fakulteteve të Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe ata të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore nga departamentet e Matematikës dhe Fizikës, mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por ajo nuk duhet të jetë nën 8.00.

Kriteret dhe procedurat  e aplikimit për bursa, më gjerësisht dhe në tërësi, mund t’i lexoni këtu.

Universiteti i Prishtinës që sivjet festoi 55 vjetorin e themelimit, është institucioni më i madh, më i vjetër, më i suksesshëm në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave gjeografike ku jetojnë shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rovena Stefa vijon të rrëmbejë vëmendje më shumë se…