Hapet konkursi për drejtorë të bordeve për 14 ndërmarrje publike
Më 22 gusht është hapur konkursi për drejtorë të bordeve për 14 ndërmarrje publike.
Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga data 22 gusht 2018 deri më 22 shator 2018).
Ky konkurs është publikuar në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”, dhe aty mund të mësoni më shumë për kualifikimin që duhet ta ketë një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore.
Konkursi është i hapur për këto ndërmarrje:
1. Posta e Kosovës, Sh.A
2. Aeroporti i Gjakovës, Sh.A;
3. Hekurudhat e Kosovës – InfraKos. Sh.A. Fushë Kosovë
4. Hekurudhat e Kosovës – TrainKos, Sh.A. Fushë Kosovë;
5. NPH Ibër Lepenc, Sh.A;
6. Kompania për Menaxhimin e Deponive, Sh.A.;
7. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, Sh.A. Mitrovicë;
8. Kompania e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë ;
9. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi, Sh.A. Gjakovë
10. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, Sh.A. Prishtinë
11. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren
12. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava, Sh.A. Gjilan
13. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini, Sh.A. Pejë
14. Kompania e Ujitjes Drini i Bardhë Sh.A. Pejë.
/Epoka e re/