
Hapet konkursi për kryeshef të Telekomit
23 prill 2018
| 16:16
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës ka hapur konkursin për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.
Konkursi do të jetë i hapur nga 24 prill deri më 23 maj, raporton “Epoka e re”.
Ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit të Kosovës është Zeqir Kiçina.
Këtë konkurs mund ta gjeni edhe në numrin e nesërm në versionin e shtypur të gazetës “Epoka e re”.