Hapet konkursi për kryeshef të “Trepçës”
Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, ka shpall konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
Kjo ndërmarrje prej kohësh ka mbetur pa një kryeshef ekzekutiv me mandat të plotë, kurse aktualisht drejtohet nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.
Konkursi i shpallur dje do të jetë i hapur 30 ditë ndërsa mandati i kryeshefit do të jetë tri vite.
“Kandidatët për këtë vend pune duhet të jenë persona me integritet, të cilët plotësojnë kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të kenë përvojë të nevojshme profesionale dhe
shkollimin e kërkuar dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-087 për
Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, Statutin e Trepça Sh.A”, thuhet në konkursin e publikuar në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes.
Të gjitha kushtet për aplikim dhe detajet tjera, mund t’i gjeni KËTU.