Hapet konkursi për ndarjen e bursave, nëse i plotësoni këto kushte, fitoni

29 maj 2020 | 18:03

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike, në nivelint baçelor dhe master.

MASHTI ka bërë me dije se për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia Covid-19 ka vendosur që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve Publike.

Komunikata e plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bazuar në Udhëzimin Administrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave, Vendimin nr. 41/01B, datë 22.05.2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 shpall:.

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ELITARË TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË NIVELEVE: BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Kushtet dhe kriteret:

  1. Për fitimin e bursës së MAShTI-t, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;

1.3. Të kenë të përfunduar vitet akademike paraprake, pa përsëritje të vitit;

1.4. Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;

1.5. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë notën mesatare të studimeve së paku 9.0 të arritur në afatin e provimeve të shtatorit të vitit 2019.

Mënyra e aplikimit:

Duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MAShTI vendos që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve Publike. Studentët duhet të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë. Universitetet Publike krijojnë kushtet e nevojshme për të mundësuar aplikimin e studentëve në këto platforma sipas kushteve të këtij konkursi dhe lansojnë konkursin brenda platformave të tyre.

– Aplikimi eletronik do të jetë i hapur nga data 08.06.2020 deri më datë 29.06.2020. Lista përfundimtare e studentëve të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret për të qenë përfitues të MAShTI-t dorëzohen nga Universitetet Publike në MAShTI.

– Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MAShTI-t.

Këshilla juridike:

Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI-t, kati përdhesë, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akuzave, fillimisht të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,…