Hapet konkursi për shkollimin specialistik

08 maj 2023 | 15:18

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se është hapur konkursi i ri për shkollim specialistik, sipas kritereve të parapara me Udhëzimin e ri për shkollim specialistik UA 01/2023.

Numri i specializimeve, mbështetet në tri kriteret bazë: kuadrin deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore.

“Konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit. Përmes këtij konkursi, ndahen 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private. Specializantët që do të pranohen në kuadër të institucioneve publike shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional. Informacionet shtesë lidhur me konkursin e hapur dhe përmbajtjen e UA të vitit 2023 mund t’i gjeni në web portalin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

Vegëzat ndërlidhëse:

Linku i konkursit të hapur: https://msh.rks-gov.net/Documents/Index/274

Linku i UA 01/2023: https://msh.rks-gov.net/Documents/Index/270

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim…