Hapet konsullata e Kosovës në Dusseldorf
29 nëntor 2019
| 22:44
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në përurimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Dusseldorf.
Ai ka thënë se përurimi i kësaj konsullate është bërë me qëllim që të forcohen marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën që jeton në zonën përreth Dusseldorfit në NRW.
Sipas tij, kjo konsullatë do të promovojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare me ekonominë më të madhe në Evropë.
“Jam i lumtur që gjatë mandatit tim rrjeti diplomatik dhe konsullor i Kosovës është zgjeruar dhe ne jemi më afër diasporës sonë”, ka thënë Pacolli.