Hapet kopshti i fëmijëve “Dielli” në Ferizaj

02 qershor 2019 | 16:09

Në Komunën e Ferizajt është hapur kopshti i ri i fëmijëve “Dielli”. Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë dhe është realizuar nga çifti bashkëshortor Lendita dhe Jeton Hasani.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, i shoqëruar nga pronarët e kopshtit “Dielli”, kanë parë çdo cep të kësaj hapësire dhe është shprehur i impresionuar me organizimin, hapësirat e përshtatshme për lojëra, ushqim dhe fjetje për fëmijët që do ta shfrytëzojnë këtë kopsht. Ai ka thënë se një investim i tillë paraqet një standard të ri në institucionet e arsimit parafillor dhe bazë e sigurt për avancimin e komponentit të edukimit të të vegjëlve në nivelin lokal.

Kopshti “Dielli” në ceremoninë hapëse kishte përgatitur për fëmijët një program në të cilin ata janë përfshirë në lojërat e organizuara, me personazhet e filmave të animuar dhe muzikën që ka argëtuar të pranishmit. Kopshti ka hapësirë për pranimin e 200 fëmijëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim sekretarin…