Hapet korridori humanitar në Severdonetsk

15 qershor 2022 | 08:36

Një korridor humanitar është hapur me qëllim të nxjerrjes së civilëve nga qyteti i rrethuar Severodonetsk nga forcat ruse në lindje të vendit.

Ky qytet po ballafaqohet me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse dhe tashmë rreth 80 për qind e territorit kontrollohet nga Moska.

Zyrtarët rusë thanë se korridori humanitar do të qëndrojë i hapur për 12 orë – pra nga ora 8 e mëngjesit. Kjo është hera e parë që një korridor humanitar po tentohet të mbahet i hapur në Severodonetsk.

Në anën tjetër Moska thotë se do t’ua japë mundësinë forcave ukrainase në fabrikën e kimikaleve Azot që të dorëzohen dhe t’i hedhin armët në tokë.

Vlerësohet se rreth 12 mijë njerëz po vazhdojnë të jenë në qytetin e rrethuar nga rusët në lindje të Ukrainës, përfshirë disa qindra që janë ngujuar brenda fabrikës së kimikaleve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Dario Fo Ne kemi sot një klasë intelektuale, që…