Hapet kutia e parë e votimit, kaq vota morën PS, PD dhe LSI
25 prill 2021
| 22:32
Dy orë pas përfundimi të votimit, është hapur kutia e parë në Bashkinë e vogël të Pustecit.
Nga kjo bashki me të drejtë vote kanë qenë mbi 4, 366 qytetar, ndërsa të drejtën për të voruar e kanë shfrytëzuar vetem 1, 660 qytetarë
Nga kutia e parë, Partia Socialiate ka marrë 118 vota, Partia Demokratike ka marrë 114 vota ndërsa LSI 17 vota.
Si zakonisht, ky proces ka filluar në bashkinë e Pustecit e banuar kryesisht nga komuniteti maqedon.
Është një zonë me pak votues, ndaj edhe në çdo proces zgjedhor rezultati bëhet i ditur më herët sesa në bashkitë dhe njësitë e tjera administrative.
Ndërkaq, vijon në pjesën më të madhe transportimi i kutive për në qendrat e numërimit.