Hapet kuzhina popullore në Prishtinë për qytetarët në nevojë
28 dhjetor 2018
| 19:52
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga dita e premte ka filluar të punojë kuzhina popullore për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.
“Filluam me sukses Kuzhinën Popullore për më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falënderoj gjithë ata që punuan që kjo të realizohet, drejtorinë e mirëqenies, dhe stafin e Kuzhinës Qendrore. Falënderim i veçantë për punëtoren e palodhshme të Kuzhinës Qendrore znj. Fatime që edhe sonte u kujdes për ushqimin. Falënderim edhe për bizneset #Bonita, #Brezovica dhe #ferfer Shihemi nesër!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/