Hapet Kuzhina Qendrore në Prishtinë
07 shkurt 2018
| 16:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mori pjesë në hapjen e Kuzhinës Qendrore, kuzhinë kjo që furnizon me ushqim të gjitha çerdhet publike të Prishtinës dhe ato me bazë në komunitet.
Ky objekt që dikur ishte i braktisur, me investim të Komunës është shndërruar në kuzhinë moderne, që ka kapacitet të prodhojë edhe më shumë sesa kanë nevojë aktualisht çerdhet tona.
Kuzhina Qendrore është hapur në afërsi të çerdhes “Gëzimi Ynë”. Punëtoret e Kuzhinës Qendrore u shprehen shumë të kënaqura me kushtet e krijuar në këtë objekt.