Hapet llogari bankare për ta ndihmuar familjen e Pjetër Shalës
07 nëntor 2023
| 12:40
Familja e ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala “Komandant Ujku”, ka hapur llogari bankare në emrin e vajzës së Pjetrit, Dafina Hamiti.
Kjo llogari është hapur për ta ndihmuar familjen për nevoja të udhëtimit si dhe për nevojat e Pjetër Shalës në Hagë.
Llogaria bankare është hapur në bankën ProCredit Banka dhe mbanë këtë numër: XK051189009612000157.
Familja Shala kërkon nga bashkatdhetarët dhe bashkëqytetarët që ta ndihmojnë këtë fond, për t’ia lehtësuar sado pak barrën familjes së Pjetër Shalës.
Pjetër Shala është arrestuar nga Dhomat e Specializuar dhe po mbahet në paraburgim në Hagë që nga data 16 mars 2021.