Hapet në Gjakovë ekspozita me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në luftë

07 tetor 2020 | 08:51

Sot në Gjakovë do të hapet një ekspozitë me fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në këtë komunë gjatë luftës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës – Gjakova ’98-’99. “Ju ftojmë që të merrni pjesë në ekspozitën protestuese të titulluar ‘112 Dhimbje dhe Krenari’ e organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-’99, ku do të shfaqen 112 foto të fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Janë momente qoftë dhe të fundit, për të gjithë ata të cilët votuan dhe gabuan, për të ndërtuar një Gjykatë Speciale mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, mbi gjymtyrët dhe bekimin e luftës së invalidëve e veteranëve, mbi mundin dhe sakrificën e çdo qytetari që humbën më të dashurit e tyre, ku ky gabim i nënshkrimit dhe vulosjes së realizimit të punës së njëanshme të Gjykatës Speciale, po sjell dëshmi të rrejshme, e themeluar dhe iniciuar për ta mohuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim nga një rrjedhje gazi plagosi të paktën një…