Hapet në Pejë Qendra për Inovacion “CEDx”

11 janar 2018 | 12:40

Është hapur të mërkurën në Pejë,  Qendra për Inovacion “CEDx”.

Kjo qendër do të jetë në funksion të të rinjve që janë të interesuar të përvetësojnë njohuri në fusha si programimi, robotika, dizajni, elektronika dhe zhvillimi i ueb faqeve, si dhe do të jetë në shërbim të mbështetjes së start – up bizneseve.
Prezentë në këtë hapje ishin edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili premtoj përkrahje për këtë iniciativë, duke shpresuar që ky ambient do të jetë vendi ku shumë të rinj do të përfitojnë.
Muhaxheri ka thënë se do të kenë përkrahje të vazhdueshme për me t’i zhvilluar aktvitetet e tyre.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e organizatës gjermane “Help”, Shqipe Brezina, organizatë e cila ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të kësaj ideje, kanë thënë se janë të kënaqur që ky financim ka marrë drejtimin e duhur dhe është finalizuar suksesshëm
Ajo më tutje ka theksuar se nuk kanë pasur asnjë dozë të skepticizmit që duhet përkrahur një iniciativë e tillë.
“Përmes këtyre iniciativave po arrihet që të fuqizohen të rinjtë dhe njëkohësisht po shërben si mundësi për vetëpunësim dhe gjenerim të vendeve te reja të punës”, ka shtuar Brezina, transmeton RTV “Dukagjini”.
.
Njëri nga themeluesit e CEDx, Edon Zeqiri ka thënë se kjo qendër është unike dhe e vetmja në qytetin e Pejës, gjë që i jep peshë dhe rëndësi të veçantë.
Sipas tij, qendra ka arritur në pikën finale për arsye se ka pasur një mbështetje të mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të…