Hapet një burim i ujit me emrin e Labinot Aliajt për banorët e një zone në Bangladesh (foto)
Kompania “Liridona Home” në Istog ka hapur një krua në Bangladesh dedikuar për shpirtin e të ndjerit Labinot S. Aliaj, ish asamblistit të Kuvendit Komunal të Istogut.
Vëllai i Labinotit, Kastrioti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar për këtë veprim pronarët e kompanisë “Liridona Home”.
Postimi i plotë i Kastriot Aliaj:
I falemderojmë nga zemra nipat: Besim Alushaj, Bekim Alushaj, Betim A Alushaj dhe Blerim Alushaj, njëherit pronarë të kompanisë
“Liridona Home” Istog për hapjen e Kroit me ujë për këta banorë të një zone në Bangladesh, dedikuar për shpirtin e djalit dhe vëllaut tonë të ndjer Labinot S Aliaj. Zoti jau pranoft këtë vepër kaq të rendësishme për ne dhe shpirtin e Labit tonë ?
Video:
https://www.facebook.com/1461948887/videos/pcb.10225071392359597/583629756055349