Hapet një pikë e re e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë
01 shkurt 2019
| 17:11
Qendra e Mjekësisë Urgjente ka hapur një pikë të re në kryeqytet, për ta rritur efikasitetin e punës dhe për ta shpejtuar edhe më shumë kohën e intervenimit.
Pika e re është vendosur në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe do të ofrojë shërbime 24 orë gjatë tërë javës.
“Mesatarja e shpejtësisë së reagimit aktualisht është 6 minuta nga momenti i thirrjes, por me hapjen e pikës së re pritet që të bie edhe më tutje”, është bërë me dije në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/