Hapet oda e përbashkët ekonomike Zvicër – Kosovë
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se të mërkurën është hapur oda e përbashkët ekonomike Zvicër-Kosovë, në Cyrih.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Në prani të Ministrit të Ekonomisë së Zvicres, Guy Parmelin, deputetëve Alfred Heer, Hans-Ulrich Bigler, Felix Morrin, ndërmarrësve të shumtë zviceran e kosovarë, bashkë me ministrin Valdrin Lluka, zëvendësministren Rejhan Vuniqi, deputetët Xhavit Haliti dhe Lutfi Haziri, inauguruam Odën e Përbashkët Ekonomike Zvicer-Kosovë, në Cyrih.
Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, prandaj investimet e huaja direkte janë mëse të domosdoshme. Kjo odë ekonomike do të shërbejë si platformës që i shërben këtij qëllimi. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Zvicren, diaspora kosovare atje, si dhe tani kjo odë ekonomike do të sigurojnë urën e bashkëpunimit për investime të reja në Kosovë.