Hapet panairi “Gratë në biznes”, rreth 40 gra promovojnë punimet e tyre

18 korrik 2024 | 14:27

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar panairin “Gratë në biznes”, në të cilin kanë marrë pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Përveç promovimit të bizneseve dhe shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin të gratë ndërmarrëse me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në këtë panair janë duke marrë pjesë 40 gra.

Ajo ka theksuar se synimi i MINT është që të rritet sa më shumë numri i grave që regjistrojnë biznese në emër të tyre, ku theksoi se kanë lehtësuar edhe më shumë regjistrimin e biznesit. (ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të zonës kufitare dhe parandalimit të kontrabandës, në…