Hapet Panairi i Librit – 2023 në Podujevë
Në kuadër të festivalit “Ditët e Diasporës” të mërkurën në Komunën e Podujevës është hapur panairi i librit në të cilën po marrin pjesë shtëpi botuese të ndryshme.
Në hapje të panairit mori pjesë nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj dhe dashamirë të librit.
Nënkryetarja Lahu, u shpreh e lumtur për mbajtjen e panairit duke theksuar që komuna do të vazhdojë përkrahjen ndaj ngjarjeve të tilla dhe duke i bërë gjithmonë më madhështore, njëherit përgëzoi edhe organizatorin, shkrimtarin Fatmir Halimi nga shoqata “Prokult”.
Ndërsa drejtori i DKRS-së, Pajtim Balaj inkurajon të gjithë dashamirët e librit të vizitojnë panairin sepse librat nuk kanë kuptim pa atë që i dedikohen, njeriun.
Panairi do të jetë i hapur nga 26 deri më 29 korrik, nga ora 12:00 deri në orën 21:00 në sheshin e qytetit.