Hapet panairi i librit në kolegjin AAB
09 tetor 2019
| 14:29
Në kolegjin AAB është hapur “Panairi vjeshtor i librit AAB 2019”, ku janë duke marrë pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe botues ndërkombëtarë.
Panairet e tilla është thënë se kanë për qëllim që të bëjnë bashkë botuesin me lexuesin, dhe organizimi në një ambient universitar u cilësua si i mirëseardhur.
Hasan Saliu, prorektor në AAB, duke folur për rëndësinë e panairit, ka bërë me dije se do të promovojnë tre libra shkencor.
Kurse drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, ka thënë se ky panair është i rëndësisë së veçantë për vet studentët e këtij kolegji.