Hapet panairi i prodhimeve vendore në Prishtinë
16 shkurt 2019
| 12:51
Në Prishtinë ka filluar festa për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe në mesin e shumë aktiviteteve që po zhvillohen sot është edhe hapja e panairit të prodhimeve vendore në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet, ku prodhues nga vende të ndryshme të Kosovës kanë dalë për t’i promovuar produktet e tyre.
Prodhuesit kosovarë thonë se panairet janë mundësi e mirë për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre.
Panairi i produkteve vendore në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë do të qëndrojë i hapur deri nesër. Panairi vjen në kuadër të organizimeve të shumta që ka bërë shteti i Kosovës për të shënuar 11-vjetorin e Pavarësisë.