Hapet panairi i shkencës dhe kulturës në Vushtrri
08 dhjetor 2019
| 15:48
Në Komunën e Vushtrrisë është hapur edicioni i tetë i panairit të shkencës dhe kulturës.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, Afrim Namani ka thënë se në këtë panair nxënësit do të kenë mundësi që t’i ekspozojnë veprat e tyre.
“Në këtë panair nxënësit nga gjithë trojet shqiptare përveç që do të ekspozojnë vepra të bukura arti, do të demonstrojnë eksperimente të mahnitshme, dhe artefakte kulturore po ashtu do të paraqesin arritjet e tyre në lëndët e caktuara, vullnetin për punë, shkathtësitë për të konkretizuar mësimin teorik në praktikë”, ka shkruar Namani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/