Hapet Panairi i Turizmit në Prishtinë
12 prill 2024
| 14:41
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kishte kënaqësinë të jetë pjesë e hapjes së Panairit të Turizmit, një ngjarje shumë e rëndësishme që do të mbahet për dy ditë në Pallatin e Rinisë, e cila edhe shënon fillimin e një kapitulli të ri për turizmin në vend.
“Kjo është një mundësi fantastike për të shfaqur dhe parë bukuritë dhe mundësitë që ofron kryeqyteti ynë e Kosova jonë. Ftoj të gjithë qytetarët dhe vizitorët të zbulojnë dhe të përjetojnë mrekullitë që na rrethojnë”, ka thënë kryetari Rama.