Hapet Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”

18 prill 2025 | 08:38

Ka hapur dyert për profesionistët Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”.

Në panairin e 125-të ndërkombëtar të automjeteve i cili po zhvillohet në qytetin New York të SHBA-së janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve të kompanive të ndryshme.

Në panairin e parë dhe më të madh të automjeteve në Amerikën e Veriut, për dy ditë me radhë anëtarët e industrisë së automjeteve dhe të mediave do të kenë mundësi t’i shohin nga afër mjetet e ekspozuara.

Panairi për publikun do të hapet më 18 prill ndërsa do të qëndrojë i hapur deri më 27 prill.

Panairi ndërkombëtar i automjeteve në New York për herë të parë u organizua në vitin 1900 në “Madison Square Garden”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e…