Hapet panairi i punës
04 maj 2018
| 08:52
Sot në orë 10:00, në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë do të hapet Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Në këtë panair do marrin pjesë kompani nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra.
Panairi i Punës është një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora.
Në panair merr pjesë edhe ministri i MPMS-së, Skender Reçica.