Hapet për qarkullim rruga që ishte e bllokuar në Merdarë

05 shkurt 2024 | 14:51

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pasi për disa orë ishte mbyllur në anën e Serbisë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, ka njoftuar kjo qendër.

Kjo rrugë ishte mbyllur nga disa qytetarë serbë me arsyetimin se institucionet e Kosovës po ushtrojnë terror ndaj tyre.

Ata kanë paralajmëruar se rruga do të mbyllet çdo të hëne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me situatën…