Hapet periudha e parë e afatit kalimtar në volejbollin e Kosovës

15 gusht 2022 | 16:13

Të hënë është hapur zyrtarisht periudha e parë e afati kalimtar për lojtarë vendor, e cila do të jetë e hapur deri më 31 gusht, në ora 18:00.

Kjo është mundësia e parë për klubet dhe lojtarët që të bëjnë lëvizjet përforcuese dhe ndryshuese, para afatit kalimtar të janarit. Qysh në ditën e parë janë paraqitur kërkesa për kalime dhe pritet të jetë një afat kalimtar aktiv dhe interesant. Klubet dhe volejbollistët janë njoftuar për rregulloren e lëvizjeve sipas normave të përcaktuara nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram…