Hapet pika kufitare në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi

23 janar 2023 | 15:07

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur.

Durmishi thotë se kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve

Rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur. Disa lajme që po qarkullojnë se është mbyllur pika kufitare në Kullë për shkak të borës së madhe, nuk kanë të bëjnë për rrugën në territorin e Kosovës. Kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Automjeti i Policisë së Kosovës është goditur sot nga një…