Hapet “Pishina fluturuese” në Londër
02 qershor 2021
| 11:00
Londra ka regjistruar ditën me të nxehtë deri më tani për këtë vit dhe kjo ditë është shfrytëzuar për hapjen e një pishine panoramike në një nga lagjet rezidenciale luksoze të kryeqytetit anglez.
Pishina panoramike e quajtur si “Pishina qiellore”, apo “Pishina fluturuese” ndodhet në një lartësi prej më 50 metrash dhe qëndron e varur mes dy pallateve në lagjen Nine Elms në jug të Londrës.
Vendndodhja e saj është pranë Ambasadës Amerikane në Angli, ndërkohë që hapja fillimisht është vetëm për banorët e dy pallateve dhe më vonë pritet të konsiderohet hapja edhe për publikun e gjerë.