Hapet pjesërisht ura e Krimesë një ditë pas sulmit
18 korrik 2023
| 08:12
Ura që lidh Rusinë me Krimenë është hapur pjesërisht një ditë pasi u sulmua, ka njoftuar qeveria ruse.
Automjetet po përdorin një anë të vetme të urës përgjatë Ngushticës së Kerchit, ka thënë një zyrtar.
Një çift u vra dhe e bija e tyre mbeti e lënduar në një sulm në urë për të cilin Rusia ua la fajin dronëve të lansuar nga Ukraina.
Rusia refuzoi ta zgjasë marrëveshjen për eksportimin e grurit nga portet ukrainase, mirëpo mohoi që kjo të ketë qenë hakmarrje.