Hapet porta për në Sunny Hill, radhë të gjata për të hyrë

04 gusht 2022 | 14:59

Është hapur porta për të hyrë në festivalin e Sunny Hill, festivali më i madh i mbajtur në Kosovë.

Gazetari i t7, Don Spahiu, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe prej atje raporton që në orën 12 është hapur porta dhe deri më tani janë krijuar radhë të gjata të njerëzve.

Sot është nata e parë e Sunny Hill dhe pritet të performojë këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe këngëtarë tjerë të Kosovës.

Ky festival do të zgjasë katër net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ILIAZ HYSAJ “Ai që bërtet kur flet, o nuk nin,…