Hapet qendra ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Prishtinë
28 gusht 2024
| 23:12
Është hapur Qendra ditore për fëmijët me nevoja të veçanta “ERDA”, në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Muharrem Fejza”.
Kjo qendër do të ofrojë qëndrimin ditore për fëmijët me nevoja të veçanta.
Po ashtu, në kuadër të kësaj qëndro do të ofrohen edhe këto shërbime;
Kujdesi ditor,
Mësim plotësues,
Konsulta me psikolog për fëmijë dhe prindër,
Llogoped,
Zhvillim socio-emocional,
Zhvillim psiko-motorik,
Aktivitete fleksibile dhe te ndryshme,
Ushqim cilësor,
Ambient relaksues.