Hapet qendra e tretë për të moshuar në Prishtinë
20 qershor 2019
| 17:17
Në lagjen “Pejton” të Prishtinës është hapur të enjten qendra e tretë për të moshuar.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe në këtë qendër të moshuarit do të mund të kalojnë kohën se bashku duke pire kafe e qaj, dhe duke zhvilluar lojëra të ndryshme.
Ahmeti ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapet edhe qendra e katërt në lagjen “Ulpiana” të kryeqytetit.
Kryetari Ahmeti, ka thënë se përveç qendrave të moshuarve hapësira të ngjashme do të krijohen edhe për të rinjtë e kryeqytetit.
/Epoka e re/