Hapet Qendra Françeskane për Rini dhe Kulturë pranë Kishës Katolike në Gjakovë
12 prill 2024
| 12:37
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, bashkë me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj, ishin të pranishëm në hapjen e Qendrës Françeskane për Rini dhe Kulturë, pranë Kishës Katolike në Gjakovë.
Po ashtu, në këtë hapësirë u promovuan dy libra nga Fra Lovro Gavran.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Gjini u shpreh i lumtur për hapjen e kësaj qendre e cila do të shërbejë për zhvillimin e shumë aktiviteteve kulturore dhe rinore. E librat të cilët u promovuan do të pasurojnë bibliotekën e kësaj qendre, por edhe do të jenë dokumente të rëndësishme për historinë e Gjakovës.